Lidhje

Britania ofron ndihmë për anëtarësimin e Turqisë në BE

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Kryeministri britanik David Cameron ka premtuar se do të përpiqet ta ndihmojë Turqinë të anëtarësohet në BE. Duke folur sot në Ankara, kryeministri Cameron tha se dëshiron së tepërmi anëtarësimin e Turqisë në Bashkim dhe shprehu zemërimin lidhur me vonesën në këtë proces.

Udhëheqësi britanik u shpreh ashpër për ato vende që e kundërshtojnë kandidaturën e Turqisë në BE, duke thënë se ata janë protekstionistë, ose kanë paragjykime për fenë islame. Franca dhe Gjermania kanë qënë në krye të vendeve, që janë shprehur kundër anëtarësimit të Turqisë në BE. Ankaraja i filloi bisedimet e anëtarësimit në vitin 2005.

Zoti Cameron theksoi rëndësinë e Turqisë si partner strategjik në Lindjen e Mesme, si përsa i përket potencialit ekonomik, edhe ndikimit diplomatik. Kryeministri britanik tha se ai synon ta dyfishojë tregtinë mes Britanisë dhe Turqisë gjatë 5 vjetëve të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG