Lidhje

Britania, SHBA paraqesin pikëpamje të ndryshme rreth rimëkëmbjes së ekonomive


Britania, SHBA paraqesin pikëpamje të ndryshme rreth rimëkëmbjes së ekonomive
Britania, SHBA paraqesin pikëpamje të ndryshme rreth rimëkëmbjes së ekonomive

Britania dhe Shtetet e Bashkuara u kanë paraqitur udhëheqësve të bizneseve dhe qeverive të botës pikëpamje të ndryshme rreth rimëkëmbjes së ekonomive të tyre të prekura nga borxhi.

Kryeministri britanik Dejvid Kemërën tha sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës se përparësia e tij kryesore është eliminimi i borxhit të madh qeveritar në Britani dhe në mbarë Evropën.

Ai tha se Britania do të vazhdonte me shkurtimet e shpenzimeve qeveritare dhe rritjen e taksave, edhe pasi një raport javën e kaluar tregoi se ekonomia e vendit ishte tkurrur me 0,5 përqind gjatë tre muajve të fundit të 2010-ës.

XS
SM
MD
LG