Lidhje

Britania dëbon diplomatët iranianë


Britania dëbon diplomatët iranianë
Britania dëbon diplomatët iranianë

Britania urdhëroi mbylljen e menjëhershme të ambasadës iraniane në Londër dhe e mbylli ambasadën britanike në Teheran, pasi një numër protestuesish në Teheran hynë dje me forcë dhe dëmtuan ambasadën.

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague e bëri të njohur sot vendimin në Parlamentin britanik. Ai tha se punonjësit e ambasadës janë urdhëruar të largohen brenda 48 orëve nga Britania e Madhe.

Dje kryeministri David Cameron tha se Irani ndeshet me pasoja serioze, ngaqë nuk i mbrojti ndërtesat e ambasadës britanike në Teheran nga një grup protestuesish që thyen xhama dhe shkatërruan zyrat, ndërsa policia iraniane qëndroi duke i parë, pa ndërhyrë. Iranianët protestuan të zemëruar pas vendosjes së sanksioneve të reja ndaj vendit javën e kaluar, për shkak të programit të armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG