Lidhje

Albumi “High Hopes” i Bruce Springsteen


Nga albumi i 18-të i Bruce Springsteen, këngëve të vjetra të preferuara po u jepet një interpretim i ri dhe disa këngë të tjera të papublikuara më parë më në fund do të hidhen në treg. Katherine Cole e Zërit të Amerikës sjell hollësi rreth albumit “High Hopes.”

Dashamirët do ta njohin këngën me të njëtin titull të albumit nga versioni i interpretuar në filmin e vitit 1996 “Blood Brothers,” ku dokumentohej ribashkimi i Bruce Springsteen me bandën E Street. Ky regjistrim i ri në studio i këngës “High Hopes” është një version më i plotë me grupin e saksofonëve dhe këngëtarëve. Në të merr pjesë edhe Tom Morello nga grupi Rage Against the Machine.
Morello luajti në kitarë në turneun më të fundit të Springsteen-it në Australi dhe shumë shpejt u bë pjesë e vlefshme e grupit. Tom Morello përfshihet në 8 nga 12 këngët e albumit, mes tyre “The Ghost of Tom Joad,” e cila u dëgjua për herë të parë në vitin 1995 në albumin solo të Bruce Springsteen.

“High Hopes” është pritur me komente të ndryshme nga kritika, por Bruce Spregsteen thotë se synonte që ky album të përfshinte zhanre të ndryshme dhe një shembull i tillë është kënga “Down in the Hole”, që fillimisht u kompozua për albumin e vitit 2002 “The Rising”.

Organo në këtë këngë luhet nga i ndjeri Danny Federici, pjesëtar për një kohë të gjatë në bandën E Street, i cili vdiq në vitin 2008. “High Hopes” përfshin interpretime edhe nga saksofonisti Clarence Clemons, i cili vdiq më 2011. Ai ishte një anëtar i rëndësishëm i grupit, të cilin Springsteen e quajti një mik dhe partner të madh. I ndjeri Clemons mund të dëgjohet në këngën “Harry’s Place,” po nga albumi “The Rising”:

Para pak vjetësh u fol se Bruce Springsteen po punonte për një album me muzikë kishtare. Dy prej këngëve të atij projekti: “Shackled and Drawn” dhe “Rocky Ground,” u përfshinë në albumin e e Springsteen të vitit 2012 “Wrecking Ball.” “Heaven’s Wall” tingëllon sikur të ketë filluar si pjesë e albumit me muzikë kishtare dhe tani me Tom Morellon në kitarë ajo është pjesë e albumit “High Hopes.”
XS
SM
MD
LG