Lidhje

Bruce Springsteen u rikthehet koncerteve


Bruce Springsteen ndezi rë premten skenën e Harlemit, duke risjellë disa prej këngëve më legjendare të karrierës së tij. Në hapje të konceritit ai e prezantoi vehten si “ muzikanti i bardhë më punëtor i biznesit muzikor”.

Koncerti i tij u transmetua nga radio Sirius XM. Ky koncert është pjesë e turit të madh të koncerteve që do të nisë Springsteen në 18 mars në Atlanta ku do të bëjë publikimin e albumit të tij të fundit “ Wrecking Ball”. Në të përfshihet edhe një homazh për saksofonistin Clarence Clemons i cili u nda nga jeta qershorin e kaluar.

Këngët e tij u shoqëruan nga performancat e vetë Sprengsteen i cili u paraqit mbrëmë në një formë shumë të mirë fizike duke befasuar të gjithë publikun.

Në albumin e ri të Sprengsteen do të ketë materiale tradicionale të muzikës që interpreton ai; gjithashtu do të ketë edhe disa përpunime të këngëve të njohura të Smoky Robinson me Temptations “ The way you do the things you do” si dhe këngë të Wilson Pickett apo Sam dhe Dave.

XS
SM
MD
LG