Lidhje

MusiCares, Bruce Springsteen - Njeriu i Vitit


Ky çmim zakonisht i jepet muzikantëve të shquar si përsa i përket karrierës së tyre artistike edhe përpjekjeve për veprimtari bamirësie

Këngëtari Bruce Springsteen u shpall Njeriu i Vitit nga Musicares, një organizatë që ndihmon muzikantët në nevojë.

Ky çmim zakonisht i jepet muzikantëve të shquar si përsa i përket karrierës së tyre artistike, edhe të njohur për veprimtari bamirësie.

Ceremonia e mbrëmshme, në Los Anxhelos, mbahet në kuadrin e Çmimeve Grammy ceremonia e të cilave zhvillohet nesër, më 10 shkurt dhe ajo u drejtua nga komediani i njohur John Steward.

Për të nderuar 63-vjeçarin Bruce Springsteen intrepretuan këngëtarët Sting, Neil Young, Jackson Browne, Kenny Chesney, Faith Hill, Elton John, Tim McGraw dhe Patti Smith.

Vitin e kaluar çmimin Njeriut i Vitit nga Musicares e mori Paul McCartney. Me këtë çmim janë nderuar më parë Tony Bennet, Barbara Stersnad, Billy Joel dhe Paul Simon.
XS
SM
MD
LG