Lidhje

Bruksel, takimi dy ditor i nivelit të lartë të BE-së

  • Zëri Amerikës

Bruksel, takimi dy ditor i nivelit të lartë të BE-së

Bruksel, takimi dy ditor i nivelit të lartë të BE-së

Udhëheqësit europianë janë mbledhur sot në Bruksel për një takim dy ditor të nivelit të lartë, i cili mund të përcaktojë fatin e euros.

Disa zyrtarë e kanë përshkruar këtë takim si një moment për të shqyrtuar monedhën e përbashkët në kushtet e presionit nga kriza në rritje e borxheve. Por para hapjes së takimit, nuk pati një mendim të njëjtë lidhur me mënyrën se si do të zgjidhet epidemia e borxheve që po përhapet në kontinent e që kërcënon stabilitetin e ekonomisë botërore.

Presidenti Barak Obama tha sot në një konferencë shtypi në Washington se Evropa ka pasuri të mjaftueshme për ta zgjidhur vetë krizën e borxheve, në se udhëheqësit e vet kanë vullnetin politik të veprojnë.

Ekonomia e 17 vendeve që përdorin monedhën euro ka ngecur e disa analistë thonë se ajo tashmë po bie në recesion.

Banka Qendrore Europiane mori një hap modest përpara takimit për të shtuar huadhënien, duke ulur interesin e këstit të parë të kredisë me 0,25 për qind, në 1%, ulja e dytë në dy muaj.

Kancelarja gjermane Angla Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi po u bëjnë thirrje vendeve të eurozonës të frenojnë shpenzimet, si dhe të vendosin gjoba strikte në rastet e shkeljes së rregullave.

Plani i tyre krijon një sistem të unifikuar për taksat e korporatave, si dhe një taksë të re për transaksionet financiare.

XS
SM
MD
LG