Lidhje

Bruksel: Vritet me armë zjarri një gjyqtare dhe një sekretar gjykate


Bruksel: Vritet me armë zjarri një gjyqtare dhe një sekretar gjykate
Bruksel: Vritet me armë zjarri një gjyqtare dhe një sekretar gjykate

Zyrtarët belgë thonë se një person vrau sot me armë zjarri një gjyqtare dhe një sekretar gjykate në Bruksel. Autoritetet thonë se personi hapi zjarr pranë gjykatës kryesore të kryeqytetit belg dhe pastaj u largua me vrap nga vendi i ngjarjes. Një zëdhënës i zyrës së Prokurorit në Bruksel tha se autori i sulmit ishte i pranishëm gjatë të gjithë seancës gjyqësore dhe e nxori armën nga fundi i saj. Policia po vazhdon kërkimet dhe nuk dihen hollësi të tjera për identitetin e autorit, apo për shkakun e sulmit. Ministri i Drejtësisë i Belgjikës tha se është hera e pare që në një gjykatë belge vritet një gjykatës. Dihet që në ndërtesat belge të drejtësisë nuk ka masa të forta sigurie.

XS
SM
MD
LG