Lidhje

Asambleja Parlamentare e NATO-s diskuton sigurinë dhe konfliktet


Asambleja parlamentare e NATO-s po vazhdon për tre ditë sesionin e pranverës, duke trajtuar çështje të ndryshme të sigurisë në botë dhe përpjekjet e aleancës për t'i zgjidhur ato.

Studiuesi nga Fondacioni për Kërkime Strategjike, dr. Bruno Tertrais, raportoi përfundimet e vëzhgimeve të tij sfidat e përballjes me ISIS dhe përfshirjen e aleatëve të NATO-s në to.

Ai tha se sfida e ISIS është unike, sepse asjëherë qysh nga Lufta Botërore nuk është parë ndonjë njësi me tipare të tilla dhe Lindja e Mesme po vuan më shumë nga dhuna e ISIS.

Për shkak të afërsisë gjeografike të Europës, kombet europiane të NATO-s do të ndikohen më shumë se të tjerët dhe terrorizmi është kërcënimi më i madh që sjell ISIS, tha dr. Tertrais.

Për të luftuar ISIS, shtoi ai, projekti më i mirë është ai i miratuar në 2014 nga koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA.

Konflikti në Siri përfshiu SHBA, Rusinë, Europën dhe vendet arabe.

Ky konflikt do të lërë gjurmë të forta në rajon, njëlloj si ai i Afganistanit, tha ai.

Për një kohë të gjatë, 10 apo 20 vitet e ardhshme, duhet trajtuar çështja e kthimit të banorëve nëpër vendet e tyre, dhe në tërësi pasojat e konfliktit në Siri.

ISIS është bërë tërheqës për një pjesë të rinjsh, por ata janë rrezik i vazhdueshëm për njerëzimin.

Sa më pak duket se luftojmë Asadin aq më shumë tërheqës do të duket ISIS, tha ai.

Vendimi i vitit 2013 për të mos dënuar regjimet që përdorin armë kimike ishte skandaloz, sepse solli një numër të madh rekrutimesh pro ISIS-it, tha dr.Tertrais.

Por nga ana tjetër, do të ishte gabim thelbësor që të NATO të bënte aleancë me Rusinë dhe Iranin kundër ISIS-it, sepse ato janë pjesërisht fajtore për daljen e ISIS-it.

Nga ana tjetër, Irani dhe Rusia nuk duan mposhtjen e ISIS-it por duan vetëm mbrojtjen e regjiimit të tyre.

Ditët e ISIS-it janë të numëruara, sepse fuqia e saj është njëkohësisht edhe dobësia e saj; dhe kjo është.

ISIS është shumë i dhunshëm dhe për këtë nuk mund të bëhet tërheqës për popujt e Lindjes së Mesme.

Në dy vitet e ardhsme ISIS mund të ndryshojë formë dhe vendndodhje, ose do të ripërtërijë Al-Qaedan. NATO mund të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të Irakut.

Libia është po ashtu e rëndësishme.

Çdo muaj 200 të rinj atje përpiqen të bashkohen me ISIS-in, tha ai.

Një ndërhyrje perëndimore është e nevojshme në Libi, por nuk është e qartë se si dhe kur do të bëhet kjo.

Italia po këmbëngul që kjo ndërhyrje të bëhet nga bashkimi i të gjithë vendeve antare të NATO- s dhe kjo është mënyra më e përshtatshme për të trajtuar këtë çështje, theksoi dr.Tertais, nga Fondacioni i Kërkimeve Strategjike në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Shqipëri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG