Lidhje

Bruksel: Takim për energjinë


Udhëheqësit e BE-së po takohen sot në Bruksel për të diskutuar mbi planet për shfrytëzimin e naftës.

Kosto e energjisë në Evropë është e lartë, krahasuar me atë në Shtetet e Bashkuara, ku burimet e reja të naftës dhe të gazit natyror kanë sjellë uljen e çmimit.

Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy, organizator i takimit, thotë se Evropa rrezikon të bëhet kontinenti i vetëm që varet tek energjia e importuar. Por, prodhimi i naftës dhe i gazit përbën një rrezik të lartë për mjedisin.

Kritikët thonë se shpimet e thella hidraulike tek shkëmbinjtë për nxjerrjen e naftës dhe të gazit rrezikojnë furnizimin me ujë dhe mund të shkaktojnë tërmete.
XS
SM
MD
LG