Lidhje

Protesta në Bruksel kundër NATO-s dhe Donald Trumpit


Udhëheqësit e NATO-s ndodhen në Bruksel në mesin e masave të forta të sigurisë pas sulmit terrorist në Mançester. Ky është takimi i parë i shumë prej udhëheqësve europianë me presidentin amerikan Donald Trump, i cili gjatë fushatës e pati quajtur NATO-n një Aleancë “të vjetëruar”, ngaqë nuk i është kundërvënë me efikasitet terrorizmit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Europë Luis Ramirez njofton nga Brukseli se sulmet terroriste të kohëve të fundit mund të bëjnë që udhëheqësi amerikan të marrë mbështetjen e nevojshme nga europianët për të fuqizuar përpjekjet kundër terrorizmit:

Mijëra demonstrues të majtë marshuan në Bruksel për të shprehur kundërshtimin e tyre si kundër NATO-s, edhe kundër udhëheqësit amerikan. Disa thanë se i kishin mirëpritur kritikat e mëparshme të udhëheqësit amerikan ndaj Aleancës, por tani ndjehen të zhgënjyer që ai po bashkëpunon me të.

“Trump tha gjëra të mira të gjatë fushatës. Ai tha se Amerika nuk do të përfshihej në problemet e të gjithë botës. Unë mendova se kjo është diçka shumë e mirë. Por tani ndaj qeverisë së tij po ushtrojnë presion si demokratët, edhe republikanët, prandaj ai ka ndërruar mendje dhe ka tani një politikë po aq agresive, sa edhe Obama”, thotë protestuesi Frans De Maegd.

Presidenti Trump shkoi në Bruksel në një kohë kur Europa është jashtëzakonisht e tensionuar pas sulmit terrorist të javës së kaluar në Mançester të Anglisë.

Tani është momenti i duhur, kur udhëheqësit mund të marrin një vendim të prerë kundër terrorizmit.

“Mendoj se të gjithë udhëheqësit, në një mënyrë, apo një tjetër kanë për të marrë masa lidhur me sulmin e Mançesterit, sepse ai ishte një sulm brutal; qëllimisht u vunë në shënjestër fëmijë, të rinj dhe familje.”- tha Sekretari i Përgjithshën i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Thelbi i mesazhit të zotit Trump ndaj anëtarëve të Aleancës, është se ata duhet të shpezojnë pjesën që u takon, 2 për qind të të ardhuarve kombëtare për mbrojtjen.

“Jemi duke shënuar përparim. Pas shumë vjet rënieje, shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen nga aleatët europianë dhe Kanadaja u rritën miliarda dollarë vitin e kaluar”, tha zoti Stoltenberg.

Por më tepër shpenzime për mbrojtjen janë një politikë që nuk pëlqehet nga publiku europian, që është mësuar me programe të bollshme ndihmash sociale. Për këtë çështje shprehën shqetësim aktivistët kundër NATO-s në Bruksel.

“Kjo do të thotë që një sasi e jashtëzakonshme parash të përdoren për mbrojtjen, në vend që shpeezohen në fusha si arsimi, shërbimi shëndetësor e çështje të kësaj natyre,”- thotë aktivistja Stephanie Demblon.

Takimi po mbahet ndërsa Presidenti i ri francez Emmanuel Macron kërkon ta shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme në Francë. Sulmet terroriste të kohëve të fundit në Francë dhe Britani do t’i shtyjnë udhëheqësit e NATO-s të priren më tepër për bisedime për luftën dhe paqen. Pra, kjo nuk është dita e përshtatshme për këta protestues.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG