Lidhje

Bruksel, takim për Ukrainën


Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka dënuar atë që e quajti “përshkallëzim të thellë të dhunës” nga seperatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, duke hedhur poshtë pohimin e presidentit rus Vladimir Putin se ushtria e Ukrainës është “legjion i NATO-s”.

Pas një takimi të jashtëzakonshëm të komisionit NATO-Ukrainë në Bruksel me kërkesë të qeverisë ukrainase, Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se sulmet pa dallim si ai i së shtunës ndaj qytetit portual Mariupol, ku humbën jetën 30 njerëz dhe u plagosën mbi 100 të tjerë, janë të pajustifikueshëm dhe të papranueshëm.

Duke u bërë jehonë pohimeve të OSBE-së dhe presidentit ukrainas Petro Poroshenko, shefi i NATO-s tha se sulmet në Mariupol “ u kryen nga territoret e kontrolluara nga seperatistët që mbështeten nga Rusia.” Ai po ashtu tha se gjatë javëve të fundit, Rusia i ka furnizuar rebelët me qindra paisje të avancuara, përfshi sisteme raketash, artileri të rendë, tanke dhe autoblinda dhe paisje të tjera.

XS
SM
MD
LG