Lidhje

BSH: Rritja ekonomike nën potencialin e vendit


BSH: Rritja ekonomike nën potencialin e vendit
BSH: Rritja ekonomike nën potencialin e vendit

Në Shqipëri Banka Qendrore u shpreh sot se ekonomia e vendit vazhdon të ruajë ritmet pozitive të rritjes, porse ato janë nën potencialin e saj. Guvernatori Ardian Fullani tha në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës se konsumi mbetet në ritme të përmbajtura e se po ashtu edhe investimet private janë të ngadalta. Duke komentuar raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar guvernatori Fullani u shpreh se sistemi bankar në vend është i mirëkapitalizuar dhe shtoi se sfidat kryesore mbeten niveli i deficitit buxhetor dhe ai i borxhit publik.

XS
SM
MD
LG