Lidhje

Buçaj: Qendrimi i opozitës në Shqipëri është i paarësyeshëm

  • Rudina Dervishi

Buçaj: Qendrimi i opozitës në Shqipëri është i paarësyeshëm

Buçaj: Qendrimi i opozitës në Shqipëri është i paarësyeshëm

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra ka punuar për dekada me rradhë në mbështetje të çështjes shqiptare. Kjo shoqatë vazhdon të kryej me përkushtim misionin e saj kombëtar këtu në Shtetet e Bashkuara. Këto ditë shoqata Vatra pritet të përurojë degën e saj për Uashingtonin. Në një intervistë në studio, kryetari i Vatrës, Gjon Buçaj, tha se misioni i vatrës ka qenë gjithmonë puna në interes të kombit dhe të shqiptarëve. Ai tha se tranzicioni në Shqipëri ende nuk ka përfunduar dhe krizat politike për Vatrën janë të paarësyeshme. Zgjedhjet e 28 qershorit 2009, tha zoti Buçaj, janë deklaruar si më të mirat e zhvilluara deri më sot dhe se qendrimi i opozitës i duket i paarësyeshëm. Shqipëria është në NATO dhe në pragun e anëtarësimit në Komunitetin Europian dhe duhet mësuar se si të pranohet humbja në zgjedhje.

XS
SM
MD
LG