Lidhje

SHBA, shkurtimet buxhetore shkak për vonesa në aeoroporte


Zyrtarët federalë të aviacionit kanë shkurtuar orarin e punës për shumë kontrollorë të trafikut ajror

Kongresi amerikan miratoi një ligj për të pakësuar shkurtimet mes kontrollorëve të trafikut ajror, që kanë shkaktuar mijëra vonesa në udhëtimet me avionë ditët e fundit.


Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë votash sot për ligjin që i jep më shumë fleksibilitet që të mund të shmangë shkurtimin e ditëve të punës për rreth 15 mijë kontrollorë të trafikut.


Senati miratoi dje në mbrëmje një projekt-ligj që do t'i jepte Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta diskutojë këtë projektligj sot. Shkurtimet ishin pjesë e shkurtimeve buxhetore automatike që prek pothuaj çdo agjenci të qeverisë federale.

Vonesat e fluturimeve po ndikojnë tek udhëtimet ajrore në aeroportet amerikane ndërkohë që zyrtarët federalë të aviacionit kanë shkurtuar orarin e punës për rreth 15 mijë kontrollorë të trafikut ajror. Kjo është pjesë e shkurtimeve buxhetore automatike që prek pothuaj çdo agjenci të qeverisë federale.

Në disa nga aeroportet më të ngarkuara të Amerikës, vonesat dhe anulimet e fluturimeve janë në rritje. Udhëtarët janë të shqetësuar.

“Pasi hymë në avion në aeroportin e Los Anxhelosit qëndruam në pistë rreth një orë. Pastaj na thanë se fluturimi ishte anuluar”.

“Fluturimi im u vonua katër orë”.

Vonesat janë duke u bërë më të zakonshme pas hyrjes në fuqi të shkurtimeve buxhetore që çuan në pakësimin e personelit në kullat e kontrollit të aeroporteve.

Ligjvënësit nga të dyja partitë politike po fajësojnë njëri-tjetrin për shkurtimet.

Michael Huerta kryeson Administratën Federale të Aviacionit. Ai i tha një komisioni të Kongresit se agjencia e tij është e detyruar të shkurtojë personelin në kullat e aeroporteve për të kursyer 220 milionë dollarë.

“Këto masa janë të nevojshme për të zbatuar ligjin për shkurtimet buxhetore”.

Me shkurtimin e personelit do të shkurtohet edhe numri i fluturimeve. Zyrtarët e transportit thonë se 6 mijë e 700 fluturime në ditë mund të përballen me vonesa.

“Është njësojë si me pikat e pagimit të tatimit në autostrada. Nëse janë 10 pika pagese por janë të hapura vetëm 8 prej tyre, atëherë do të ketë vonesa”.

Sekretari i Transportit Ray LaHood thotë se është një situatë e rëndë, por udhëtarët do të jenë të sigurtë.

“Siguria nuk do të rrezikohet. Siguria nuk është e përfshirë në vendimet që kemi marrë”.

Shkurtimet buxhetore nuk kanë prekur vetëm aeroportet më të vogla. Edhe ato më të ngarkuarat si aeroporti Ndërkombëtar i Baltimores po ndikohen nga shkurtimet buxhetore.

Linda Green, e cila drejton punën e aeroportit për partneritet me bizneset, thotë se aktiviteti ekonomike pranë aeroportit ka filluar të ngadalësohet.

“Aeroporti është i rrethuar nga 35 hotele të cilat mbështeten tek trafiku që vjen nga ky aeroport. Prandaj, ngadalësimi i punës këtu do të ketë ndikim edhe te bizneset përreth aeroportit”.

Në Florida, shtet i cili mbështetet kryesisht tek turizmi, ndikimi mbi udhëtimet ajrore mund t’i kushtojë shtetit 19 milionë dollarë në vit. Rick Scott është guvernator i Floridës.

“Vonesat do të kenë ndikim në interesimin e njerëzve për të vizituar shtetin tonë. Ato do të kenë ndikim negativ për biznesin prandaj kjo është një masë absolutisht e gabuar”.

Analistët thonë se udhëtarët mund të paguajnë më shumë për fluturimet gjatë sezonit të ardhshëm të pushimeve. Rick Seaney është analist i udhëtimeve ajrore.

“Kompanitë ajrore mund detyrohen të pakësojnë numrin e vendeve. Kjo do të shkaktojë rritjen e çmimit të biletave sepse kërkesat do të vazhdojnë të jenë larta”.

Duke marrë parasysh rritjen e numrit të udhëtarëve të zemëruar, disa ligjvënës po bëjnë thirrje për miratimin e një ligji për kthimin në punë të më shumë kontrollorëve të trafikut ajror.

XS
SM
MD
LG