Lidhje

Ekspertët: Bota ka nevojë për bujqësi organike e konvencionale


Një studim i fundit hedh dyshime nëse një popullsi në rritje në botë mund të ushqehet në qoftë se fermerët nuk përdorin kimikate

Kërkesa është në rritje në mbarë botën për ushqim organik - të prodhuar pa plehra artificiale apo pesticide. Por një studim i fundit hedh dyshime nëse një popullsi në rritje në botë mund të ushqehet në qoftë se fermerët nuk përdorin këto kimikate. Studimi, në revistën Nature, zbulon se bujqësia organike është 25 për qind më pak produktive. Por, ndërsa disa thonë se bujqësia organike nuk është në gjendje të plotësojë kërkesat e konsumatorëve, të tjerët thonë se pa ushqime të shëndetëshme është vështirë të jetohet.

Në zonat rurale të Marylandit, Bill Mason punon fushën fushat e tij për të mbjellë misër dhe sojë organike. Rreth dy të tretat e 340 hektarëve të tij janë organike. Por jo e gjitha. Ai thotë se kjo shqetëson disa njerëz.

"Ka disa që këmbëngulin vetëm për prodhime organike. Ata mendojnë se asnjë fermer nuk duhet të përdorë plehra artificiale."

Si fermer që përdor bujqësinë organike dhe atë konvencionale, Bill Mason qëndron me debatit se cila është mënyra më e mirë për të ushqyer botën.

Kritikët e bujqësisë konvencionale thonë se përdorimi i tepruar i plehrave ndot burimet ujore, vret peshkun dhe kontribuon në ndryshimin e klimës. Konsumatorët do të paguajnë një çmim për ushqimin e prodhuar pa pesticideve dhe plehrave kimike.

Por Mason thotë se të lashtat e tij organike zakonisht nuk janë aq të shumta.

"Rendimenti i misrit është rreth tre të katërtat e rendimentit të një kulture normale konvencionale."

Me rendimente të ulëta, fermerëve u duhet të mbjellin sipërfaqe më të gjëra toke, për të marrë sasinë e duhur me prodhime organike, thotë shkencëtari i tokës, Pedro Sanchez pranë Universitetit Columbia.

"Do të duhen më shumë toka të reja, dhe kjo mund të jetë me pasoja të tmerrshme ekologjike."

Ekspertët thonë se shpyllëzimi për të siguruar toka bujqësore, është duke kontribuar në ndryshimin e klimës dhe humbje të biodiversitetit.

Dhe ndërsa nga mesi i këtij shekulli, bota do të ketë 9 miliardë gojë për të ushqyer - kjo e vë bujqësinë në një pozitë të vështirë, thotë studiuesi Michel Cavigelli pranë Departamenti Amerikan i Bujqësisë.

"Tani për tani, ne nuk mund të ushqejnë 9 miliardë njerëz me mënyrat bujqësore që kemi, konvencionale apo organike."

Pra, ekspertët janë duke punuar në të dy anët e ekuacionit. Mishell Cavigelli është duke punuar për të përmirësuar produktivitetin e fermave organike duke përdorur plehrat natyrorë. Probleme, thotë ai, është se ato shpesh nuk ofrojnë përbërësit e mjaftueshme.

"Ne kemi nevojë për të përmirësuar të gjitha sistemet. Të ushqejmë njerëzët dhe t'a ruajmë botën".

Shumë fermerë afrikanë më të cilët Pedro Sanchez ka punuar kanë përdorur plehrave sintetike që trefishojnë rendimentin, duke bërë një ndryshim të madh në sigurinë e tyre ushqimore.

"Por, si shkencëtar, kjo zgjidhje nuk më pëlqen. Unë dua që kjo mënyrë të integrohet me mënyrën organike të prodhimit."

Ndarja e parcelave për prodhime organike dhe konvencionale kanë dhënë rezultat për fermerin nga Marylandi, Bill Mason. Ai thotë se fermerët, fqinj me të po i shohin këto rezultate dhe një ditë do të ndjekin shembullin e tij.
XS
SM
MD
LG