Lidhje

SHBA: Vrapimi i demave


Vrapimi i demave ka mbërritur më në fund në Shtetet e Bashkuara. Organizatorët në shtetin e Virxhinias mbajtën për herë të parë garën e madhe të demave dje, të frymëzuar nga gara e demave e Pamplonës të Spanjës.


Rreth 500 vetë nga gjithë Shtetet e Bashkuara u përpoqën t’ua kalonin demave një rrugë fshati në Petersburg. Mijëra spektatorë ndoqën ata që morën rrezikun në sy për të plotësuar një ëndërr që kishte qenë një dëshirë gjithë jetën.


Ndryshe nga Pamplona nuk pati njoftime për plagosje të vrapuesve ose demave. Gara e Virxhinias është e para mes aktiviteteve të tilla që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara gjatë gjithë vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG