Lidhje

Bullgaria: Sulmi mbi izraelitët i kryer nga një vetvrasës


Autori nuk është identifikuar ende, por mbante një patentë të rreme nga shteti i Miçiganit

Zyrtarët bullgarë thanë se sulmi vdekjeprurës i së mërkurës mbi autobusin me turistë izraelitë u krye nga një vetvrasës me bombë. Ministri i brendshëm Tsvetan Ssvetanov tha sot se sulmi në qytetin Burgas të Detit të Zi vrau gjashtë izraelitë dhe shoferin bullgar të autobuzit. Ai tha se autori nuk është identifikuar, por mbante një patentë të rreme nga shteti amerikan i Michiganit. Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Zyrtarët izraelitë kanë fajësuar Iranin.

Izraeli vazhdoi me pretendimin se grupi Hezbollah i mbështetur nga iranianët ishte përgjegjës për shpërthimin që vrau shtatë persona dhe plagosi dhjetra turistë izraelitë.

“Ky është një sulm i rëndë. Ne do të vazhdojmë luftën tonë të ashpër kundër terrorizmit. Do të arrijmë tek ata që kryen sulmin dhe tek ata që i dërguan, Hezbollahu dhe Irani që qëndrojnë pas tyre”, tha ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak.

Presidenti izraelit Shimon Peres akuzoi gjithashtu iranin për përfshirje në sulm.

“Ky rrezik që vjen nga Irani nuk është rrezik vetëm për Bullgarinë – nuk është rrezik vetëm për Izraelin. Ata rrezikojnë çdo vend pasi nuk kanë respektin më të vogël për jetën njerëzore”.

Televizioni shtetëror izraelit hodhi poshtë akuzat për përfshirje të Teheranit duke thënë se pretendimet e zyrtarëve izraelit janë qesharake dhe sensancionale.

Identiteti i sulmuesit është ende i panjohur por patenta e tij nga shteti i Miçiganit ishte e rreme, sipas kryeministrit bullgar Boiko Borisov.

Autori i sulmit shfaqet në një video të kamerave të sigurimit gati para një ore para sulmit të së mërkurës i cili shpartalloi autobuzin në aeroportin e qytetit turistik të Burgas, 400 kilometra në lindje të kryeqytetit Sofje.

Kryeministri bullgar kërkoi një foto të të dyshuarit ndërkohë që ekspertët e AND-së po kontrollojnë shenjat e gishtave.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulme të ngjashme ndaj turistëve izraelitë në Indi, Tajlandë dhe vende të tjera janë drejtuar nga Irani. Ai nuk dha hollësi të tjera.

Presidenti amerikan Barack Obama dënoi shpërthimin si një sulm terrorist barbar.

XS
SM
MD
LG