Lidhje

Zhvillohet funerali për izraelitët e vrarë në Bullgari

A burnt bus is seen at Bulgaria's Burgas airport July 18, 2012. At least three people were killed and more than 20 injured by an explosion on the bus carrying Israeli tourists Wednesday outside the airport of the Black Sea city.

Shërbimet funerale u mbajtën për viktimat vetëm disa orë pasi trupat e tyre mbërritën në aeroportin e Tel Avivit

Sot u krye funerali i pesë izraelitëve që u vranë nga një sulm vetëvrasës me bombë në Bullgari para dy ditësh.

Shërbimet funerale u mbajtën për viktimat vetëm disa orë pasi trupat e tyre mbërritën në aeroportin e Tel Avivit gjatë natës. Sulmi ndodhi ndërsa izraelitët hipnin në një autobus në qytetin turistik të Detit të Zi, Burgas të mërkurën.

Edhe shoferi i autobusit dhe autori i sulmit u vranë dhe mbi 30 të tjerë u plagosën. Autoritetet në Bullgari kanë publikuar video të një personi që dyshohet se kreu sulmin.

Sipas njoftimeve një prokuror bullgar tha se personi i paidentifikuar u përpoq të merrte një makinë me qera, por personi që punonte në pikën e makinave me qera pati dyshime për patentën nga qyteti verior amerikan i Miçiganit, që më pas rezultoi e rreme.
XS
SM
MD
LG