Lidhje

Zbulime të një civilizimi prehistorik në Bullgari


Një qytet prehistorik i zbuluar gjatë gërmimeve në Bullgarinë lindore mendohet se është vendbanimi më i lashtë urban i gjetur deri më sot në Evropë.

Profesori bullgar i arkeologjisë Vasil Nikolov thotë se muret prej guri të zbuluara nga ekipi i arkeologëve i drejtuar prej tij, në qytetin Provadia, mendohet se i përkasin viteve 4 mijë e 700 dhe 4 mijë e 200 para erës sonë. Ai tha se muret rreth 3 metra të larta dhe dy metra të trasha mendohet se janë fortifikimi më i hershëm dhe më masiv i Europës së periudhës pre-historike.

Arkeologët, po ashtu kanë gjetur gjatë gërmimit shtëpi dy katëshe me diametër rreth 100 metra, të rrethuara nga një mur fortifikues, që datojnë nga viti 4 mijë e 700 para erës sonë, pra më tepër se një mijëvjeçar para fillimit të civilizimit të lashtë grek.

Në Bullgari janë gjetur shumë vendbanime të periudhës Neolitike, dhe të Epokës së Bronzit, si dhe objekte të rëndësishme të qendrave të banurara helenike, romake dhe bizantine.
XS
SM
MD
LG