Lidhje

Bullgari, shpërthim në autobuzin me turistë


Policia bullgare tha se një shpërthim goditi një autobus, me të cilin udhëtonin turistë izraelitë, duke vrarë të paktën tre persona. Së paku 20 të tjerë u plagosën.

Shpërthimi i sotëm ndodhi në aeroportin e qytetit Burgas, pranë Detit të Zi dhe, sipas burimeve policore, dëmtoi disa autobusë të tjerë.

Shkaku i shpërthimit është i paqartë. Por Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu fajësoi Iranin, duke përmendur ngjashmëri me sulme të tjera kundër turistëve izraelitë në Indi, Tailandë dhe vende të tjera.
XS
SM
MD
LG