Lidhje

E djathta bullgare fiton zgjedhjet


Udhëheqësja e Partisë Socialiste në Bullgari pranoi humbjen në zgjedhjet e së djelës. Sipas rezultateve paraprake, partia e djathtë GERB ka marrë 32 përqind të votave ndërsa socialistët 28 përqind. Rezultati i votimit në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian, shihet si shenjë e mbështetjes për bllokun. Partia Socialiste që humbi ishte zotuar të forconte lidhjet me Moskën.

Udhëheqësja socialiste, Kornelia Ninova, e uroi partinë GERB të ish kryeministrin Boiko Borisov gjatë fjalimit të saj ku pranoi humbjen.

“Do të donim të përgëzonim partinë fituese GERB. Falenderoj të gjithë ata që votuan. Dua të falenderoj rreth një milion bullgarë që besuan se ne jemi ndryshimi dhe na mbështetën. Ndryshimi është një proces ndaj do të ecim përpara sëbashku.”

E djathta nuk fitoi vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme dhe mesa duket do të formojë një qeveri koalicioni me parti të vogla nacionaliste.

“Shpresoj që qeveria të formohet shpejt përmes negociatave të qeta. Qeveria duhet të përmbushë pritshmërinë e njerëzve si brenda dhe jashtë vendit, në këtë gjendje të rëndë ndërkombëtare”, u shpreh udhëheqësi i partisë “GERB” Boiko Borisov.

Socialistët kanë përjashtuar çdo mundësi për koalicion. Por udhëheqësja Ninova tha se partia e saj do të shikojë për mundësinë e formimit të qeverisë nëse partia e qendrës së djathtë, GERB, nuk arrin të formojë një koalicion qeverisës.

Zgjedhjet janë parë si një provë e besnikërive ndaj Bashkimit Evropian apo Rusisë, me të cilën Bullgaria ka lidhje historike, politike dhe kulturore. Bullgaria do të marrë presidencën e BE-së vitin tjetër. Partia Socialiste që humbi ishte zotuar të forconte lidhjet me Moskën.

Udhëheqësi i së djathtës, Borisov dha dorëheqjen pasi partia e tij humbi zgjedhjet presidenciale një vit më parë. Ai mund ta rimarrë këtë post së shpejti. Parlameti u shpërnda në janar ndërsa presidenti caktoi një qeveri të përkohëshme deri në formimin e qeverisë së re.

XS
SM
MD
LG