Lidhje

Studim rreth administrimit të burimeve


Në një raport të ri thuhet se shumica e vendeve të botës që prodhojnë më shumë naftës, gaz dhe burime minerale nuk i administrojnë mirë këto burime. Indeksi Qeveritar i Burimeve u publikua nga Instituti i Mbrikqyrjes së Burimeve me qendër në Uashington. Raporti thotë se rezultatet e nxjerra janë të rëndësishme sepse deficitet janë më të mëdha në vende që varen më shumë tek këto burime për të ardhura, vende me miliarda njerëz të varfër të botës. Ndërkohë, këto 58 vende prodhojnë më shumë se 80 për qind të naftës, diamanteve dhe bakrit të botës.

Sipas studimit, vetëm 11 vende nga 58 të përfshirë në studim i administrojnë burimet e tyre me përgjegjësi dhe transparencë për ta cilësuar gjendjen si “të kënaqshme”.
16 vende u cilësuan si “të dobëta” në menaxhimin e burimeve të tyre dhe të tjerat si “të dështuara”. Si bazë për Indeksin e Burimeve, Instituti përdori 4 kritere të rëndësishme: Një kornizë ligjore të vendit; shkallën në të cilën qeveritë dhe bizneset publikojnë informacionin rreth operacioneve të tyre; prania e balancës dhe kontrolleve për të parandaluar korrupsionin si dhe krijimi i mjedisit për buxhete transparente, institucione demokratike dhe qeverisje efektive.

Juan Carlos Quiroz [pron. kih-ROZ], analist i këtij instituti shpjegon rëndësinë e kërkesës së parë të transparencës – korniza institucionale dhe ligjore.

“Praktikat që ne kontrollojmë janë nëse qeveria ka miratuar një ligj për lirinë e informacionit, që kërkon një process të hapur. Një ligj i tillë kërkon gjithashtu një proces të pavarur liçensimi sepse kur kompanitë shtetërore angazhohen në biznese të tilla ekziston rreziku edhe i konfliktit të interesit. Prandaj ne mendojmë se procesi i liçencimit të pavarur është më i hapur dhe favorizon konkurencën”.

17 vende përmbushën kriteret e kënaqshme, mes tyre Gana, Liberia, dhe Zambia. Shumë prej vendeve me shkallë më të lartë kishin zbatuar kornizat ligjore, që nxisin konkurencën në sektorët e burimeve, transparencë në vijat politike për të parandaluar korrupsionin si dhe procese konkuruese për liçencimin në miniera.

Zoti Quiroz thotë se 13 vende u shpallën si “të kënaqshme” në standardin e dytë të administrimit të mirë të burimeve. Asnjë vend afrikan nuk u shpall “plotësisht i kënaqshëm” ndërkohë shumë vende dështuan të përmbushnin kërkesat, mes tyre Nigeria, Mozambiku, Guinea Ekuatoriale dhe Zimbabveja.

Një kriter tjetër janë mekanizmat e sigurta dhe mbikqyrja e tyre, të cilat përfshijnë menaxhmin e keq dhe konfliktin e interesit.

Indeksi arriti në përfundimin se 16 vende hyjnë pikërisht në këtë kategori, mes tyre janë Afrika e Jugut, Gana, Zambia dhe Liberia.

Në kategorinë e katërt, krijimi i mjedisit për investime, Indeksi kategorizoi vendet lidhur me qeverisjen në përgjithësi, si per shembull sundimi i ligjit dhe aftësia e qeverisë për të zbatuar politikat e saj. Vetëm 7 prej 58 vendeve të përfshira në studim përmbushën nivelin e kënaqshëm, përfshirë Afrikën e Jugut dhe Botsvanën, ndërsa Gana u rradhit si “pjesërisht e sukseshme”. Shumica e vendeve, përfshirë Afrikën e Jugut edhe Nigerinë, nuk e arrinin këtë nivel.

Dauda Garuba i Institutit për mbikqyrjen e burimeve në Abuja thotë se Nigeria duket se po vepron me ngadalë në zbatimin e ligjeve që garantojnë transparencë dhe parandalojnë korrupsionin.

Si rezultat, thotë ai disa kompani perëndimore ngurojnë të investojnë në Nigeri.

“Në Nigeri, e ndjen se qeveria vepron shumë ngadalë. Pra ka kompani që janë të gatshme të shkojnë në Nigeri për të bërë biznes, por nëse nuk gjejnë mjedisin e përshtatshëm për biznes ato nuk investojnë. Afrika e Jugut dhe Botsvana janë shembuj të kësaj gjendjeje, prandaj se duhet ta pastrojmë mjedisin dhe ta bëjmë të favorshëm për investime biznesi”.

Zyrtarët e Institutit për mbikqyrjen e të ardhurave thonë se një raport i përditësuar do të publikohet pas dy vjetësh. Ndërkohë, ata thonë se Indeksi i tanishëm u jep investitorëve një ide për mjedisin e biznesit si për sa i përket përfitimeve ashtu edhe rreziqeve. Indeksi është edhe një mjet diagnostikimi që mund të ndihmojë politikanët të identifikojnë dhe përmirësojnë dobësitë.
XS
SM
MD
LG