Lidhje

Isaac Yacouba Zida, President i Burkina Fasos


Burkina Faso duket se ka një udhëheqës të ri të mbështetur nga ushtria, pas 24 orë konfuzioni që pasoi rrëzimin e presidentit për të një kohë të gjatë të vendit.

Isaac Yacouba Zida, i cili ishte i dyti në komandë të rojes presideciale, njoftoi të shtunën se po merr përgjegjësitë për drejtimin e vendit.

Ushtria publikoi një deklaratë ku mbështet zotin Zida. Shefi i ushtrisë gjenerali Honore Traore, që kishte pretenduar gjithashtu udhëheqjen e tranzicionit, ishte mes atyre që e kishin nënshkruar deklaratën.

Para konfirmimit të zotit Zida, Departamenti amerikan i Shtetit publikoi një paralajmërim kundër udhëtimeve në Burkina Faso dhe tha se statusi i një qeverie tranzicioni mbetet i paqartë. Paralajmërimi citoi “incidentet e plaçkitjeve” në kryeqytetin Ouagadougou dhe pjesë të tjera të vendit.

XS
SM
MD
LG