Lidhje

4 burra pranojnë fajësinë për shpërthimin me bombë në Bursën e Londrës


4 burra pranojnë fajësinë për shpërthimin me bombë në Bursën e Londrës
4 burra pranojnë fajësinë për shpërthimin me bombë në Bursën e Londrës

Katër burra në Britani pranuan fajësinë lidhur me komplotin e një shpërthimi me bombë në Bursën e Londrës dhe objektiva të tjera.

Personat ishin mes nëntë të pandehurve të arrestuar në dhjetor të vitit 2010 dhe që do të gjykohen nën akuzat për dërgimin e një serie bombash përmes postës.

Të gjithë kishin shpallur pafajësinë, por sot katër prej tyre pranuan fajësinë lidhur me komplotin. Pesë të tjerët pranuan akuza më të lehta.

Prokurorët thanë se të pandehurit nuk ishin anëtarë të al-Kaidës, por ishin frymëzuar nga rrjete terroriste – veçanërisht nga ai i klerikut me origjinë amerikane Anwar al-Awlaqi i cili u vra vitin e kaluar nga një sulm amerikan pa pilot.

Ata thanë se të nëntë po zbatonin strategjinë e publikuar të al-Kaidës në Gadishullin Arabik.

XS
SM
MD
LG