Lidhje

Stabilizohen bursat perëndimore


Çmimet e aksioneve në bursa në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë u rritën sot, pasi Banka Qendrore Evropiane ofroi shpresa me sinjalin për stimuj të rinj ekonomik.

Çmimet e Naftës u rritën mbi 29 dollarë për fuçi. Në shkëmbimet e mesditës në bursën e Nju Jorkut, indeksi S&P u rrit 1.3%, ndërsa NASDAQ u rrit 1.4% dhe Dow 1.6%.

Indeksi FTSE i Londrës arriti thuajse 1.8% dhe CAC 40 i Parisit u rrit 1.9%.

Tregjet aziatike përjetuan luhatje të mëdha gjatë ditës, por u mbyllën me humbje, në vazhdën e shqetësimeve për rënien e çmimeve të naftës, ngadalësimin ekonomik të Kinës dhe shqetësime të përgjithshme për ekonominë globale. Bursa në Tokio pësoi rënie prej afro 2.5%; Shangai prej mbi 3% dhe Hong Kongu thuajse 2%.

XS
SM
MD
LG