Lidhje

Bllokohen autobusët shqiptarë në Kakavijë


Policia e Gjirokastrës tha sot se autoritetet greke bllokuan në Pikën e Kakavijës për disa orë dhjetë autobusë të linjës ndërkombëtare Tiranë - Athinë.

Sipas burimeve shqiptare nga pika kufitare, bllokimi u krye me pretendimin se kompanitë kishin shkelur kriteret e lejeve të lëshuara nga autoritetet greke për këtë transport udhëtarësh.

Dhjetëra qytetarë shqiptarë kanë udhëtuar me mjete të tjera, ndonëse kanë qenë të pajisur me biletat e udhëtimit. Pala shqiptare ka kërkuar një takim me palën greke dhe më pas transporti është lejuar. Autobusët e shoqërive shqiptare të transportit kanë mundur të lëvizin lirisht drejt territorit grek.

Disa herë kohëve të fundit kompanitë që kryejnë udhëtime drejt Greqisë po gjejnë probleme nga autoritetet greke në pikat kufitare. Përfaqësues të kompanive të autobusëve kanë zhvilluar protesta ndaj këtyre pengesave.
XS
SM
MD
LG