Lidhje

Inaugurohet portreti zyrtar i presidentit Xhorxh W. Bush

  • Zëri Amerikës

Obama: Me inaugurimin e portreteve zoti dhe zonja Bush zenë vendet e tyre përkrah burrave dhe grave që e ndërtuan këtë vend

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, priti ish presidentin Xhorxh W. Bush në Shtëpinë e Bardhë për inaugurimin e portretit të tij zyrtar, duke bërë hera herës edhe shaka me parardhësin dhe kundërshtarin e tij.

Ish presidenti shoqërohej nga e shoqja, Laura, dhe anëtarë të tjerë të familjes, përfshirë prindërit e tij, ish presidentin Xhorxh H.W. Bush dhe ish zonjën e parë Barbara Bush.

Presidenti Obama tha se me inaugurimin e portreteve dje, zoti dhe zonja Bush zenë vendet e tyre përkrah burrave dhe grave që e ndërtuan këtë vend dhe atyre që punuan për ta bërë atë më të përsosur.

Zoti Bush vuri në dukje me shaka se portreti i parë presidencial është ai i Xhorxh Uashingtonit, duke thënë se koleksioni fillon dhe mbaron me Xhorxh W.

Ish presidenti tha se e kishte për nder që portreti i tij qendronte pranë atij të të atit, presidentit të 41të të Shteteve të Bashkuara.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG