Lidhje

Ish presidenti Bush mbështet hetimin mbi Rusinë


Ish presidenti George W. Bush tha se “të gjithë duam të mësojmë” lidhur me masën e kontakteve mes ekipit të Presidentit Donald Trump dhe qeverisë ruse. Ai nuk përjashtoi edhe idenë se mund të jetë e nevojshme që hetimin për këtë çështje ta drejtojë një prokuror i posaçëm.

Këto komente ai i beri në një intervistë për rrjetin NBC. Presidenti Bush po ashtu i doli në mbrojtje rolit të medias, duke thënë se ato janë të rëndësishme për t’i mbajtur udhëheqësit nën kontroll. Ai tha se “pushteti mund të shndërrohet në një qëllim të vetvete” dhe paralajmëroi kundër politikave të emigracionit që mund t’i armiqësojnë myslimanët.

Zoti Bush foli pasi një kongresmen i njohur republikan i Kalifornisë, Darrell Issa, kërkoi caktimin e një prokurori special për të hetuar në se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe në se Moska ka qenë në kontakt me këshilltarët kryesorë të zotit Trump gjatë fushatës.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG