Lidhje

Ish presidenti George H.W. Bush shtrohet në spital


Një zëdhënës i spitalit Metodist në Houston tha se ish-presidenti 88-vjeçar është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe pritet të dalë nga spitali brenda 72 orësh

Ish presidenti amerikan George H.W. Bush u shtrua në spital me komplikacione të lidhura me bronshitin. Një zëdhënës i spitalit Metodist në Houston, në afërsi të shtëpisë së tij në shtetin jugor të Teksasit, tha se ish-presidenti 88-vjeçar është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe pritet të dalë nga spitali brenda 72 orëve.

Republikani George H.W. Bush ishte presidenti i 41 i Shteteve të Bashkuara. Ai mori detyrën më 1989 dhe ka shërbyer për një mandat në Shtëpinë e Bardhë. Ai është babai i ish-Presidentit George W. Bush.

George H.W. Bush ka qenë anëtarë i Dhomës së Përfaqësuesve për një mandat, ambasador i SHBA-ve në OKB, i dërguari i posaçëm SHBA-ve në Kinë, drejtor i CIA-s dhe nënpresident i vendit për dy mandate në kohën kur Ronald Regan ishte president.

Presidenti Bush vuan nga një formë e sëmundjes Parkinson që e ka detyruar atë të përdorë një karrocë të motorizuar për të lëvizur.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG