Lidhje

SHBA: Xhorxh H.W. Bush nën kujdes intensiv


Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh H.W. Bush u transferua në pavionin e kujdesit intensiv në një spital të Hjustonit në Teksas.

Ish presidenti 88 vjeçar u shtrua në spital muajin e kaluar nga bronkiti. Zëdhënësi i tij tha se zoti Bush u transferua në pavionin e kujdesit intensiv të djelën pas një seri komplikacionesh, përfshirë edhe ethet e vazhdueshme. Zëdhënësi th ase zoti Bush vazhdon të komunikojë mjaft mirë dhe mjekët janë të kujdeshëm optimistë për trajtimin e tij.

E shoqja e ish presidentit, Barbara, një nga djemtë dhe një nip i kaluan Krishtlindjet me zotin Bush.

Ai shërbeu si presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në vitin 1993. Pika kulmore e presidencës së tij ishte organizimi i koalicionit ndërkombëtar për largimin e forcave irakiane nga Kuvajti në vitin 1991.

Zoti Bush shërbeu gjithashtu si kongresist, ambasador në Kombet e Bashkuara, ambasador në Kinë dhe drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan. Ai ishte zv/president nga viti 1981 deri në vitin 1989 me Presidentin Ronald Regan.

Dy nga bijtë e tij janë presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush dhe ish guvernatori i Floridës, Xheb Bush.

XS
SM
MD
LG