Lidhje

Bushati: Shqipëria po e lufton fenomenin e luftëtarëve të huaj


Në Shqipëri Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha sot se autoritetet e vendit po luftojnë fenomenin e luftëtareve të angazhuar në Siri dhe Irak në emër të xhihadit apo të ashtuquajturit shtet islamik i Irakut dhe Sirisë.

“Terrorizmi në gjykimin tonë, dhe veprimet ekstreme nuk kanë lidhje me fenë dhe me besimet fetare dhe me harmoninë fetare që Shqipëria e ka një aset të pacmuar. Shqipëria bashkëpunon me të gjitha autoritetet, si autoritetet në rajon, ashtu edhe partnerët tanë, për ta luftuar këtë fenomen, për ta izoluar sa më shumë të jetë e mundur”.

Janë disa dhjetra shqiptarët që mendohet të jenë perfshire në luftimet e atjeshme. Pak muaj më parë autoritetet ndaluan një grup i cili rekrutonte besimtarë muslimanë për t’i dërguar më pas në Irak. Ministri i jashtëm Bushati tha se përvec masave represive janë të rëndësishme edhe ato të karakterit ekonomiko-shoqëror, sepse fenomeni është i perhapur edhe në vende të tjera, por shpjegoi ai, në Shqipëri dhe rajon, terreni social, në disa raste e ndihmon fenomenin më shumë sesa në vende me demokraci dhe ekonomi me të stabilizuar.

Shqipëria ndërkohë është ndër vendet të cilat janë angazhuar për të dërguar armë dhe municione në mbështetje të luftës së autoriteteve të Irakut kundër terroristëve të Isis-it. Ministri Bushati tha se sipas informacioneve, operacioni i dërgimit të armëve dhe municioneve ka shkuar mirë dhe sipas parashikimeve.

XS
SM
MD
LG