Lidhje

Mozaikë të rinj në Butrint

  • Raimond Kola

Në qytetin antik të Butrintit në Jug të Shqipërisë, këtë vit janë ekspozuar për vizitorët disa mozaikë , të cilët zbulohen për herë të parë. Mozaikët janë kryesisht të periudhës romake dhe përfshijnë hapësira të gjera në disa monumente.
Mozaikët po tërheqin vëmendjen e disa mijëra turistëve që vizitojnë Parkun Kombëtar në këtë periudhë turistike. Specialisti i Institutit te Monumenteve të Kulturës në Shqipëri Agron Islami, i cili po merret me punimet, thotë se në Butrint janë rreth një mijë metër katrorë mozaikë .
Zoti Islami thotë më tej se gjatë punës së këtij viti në godinën e Gjimnazit ka arritur të zbulojë një portret të ri pjese e nje mozaiku. Ai thotë se është ende herët të flitet ne detaje dhe mbetet qe studiuesit te percaktojne kohen e punimit te mozaikut dhe se kujt figure historike i perket portreti.
Në Butrint shumica e mozaikeve mbahen te mbuluar me nje shtrese rere per ti ruajtur ata sidomos nga uji, i cili gjate vjeshtes dhe dimrit permbyt mjaft prej zonave te monumenteve. Por zoti Isalmi thotë se po bëhen përpjekje që për disa prej mozaikëve të krijohen mudnësinë e ekspozimit për disa muaj. Ai thotë se pjesët e zbuluara të mozaikëve janë pritur mjaft mire nga vizitorët si vendas edhe të huaj.
Butrinti është një nga qendrat arkeologjike dhe natyrore më të vizituara të Shqipërisë. Rreth 80 mijë vizitorë ishin vitin e shkuar në këtë pasuri kulturore e cila mbrohet nga Unesco, ndërsa ritmi I turistëve këtë vit vlerësohet më i lartë.
XS
SM
MD
LG