Lidhje

Buxheti amerikan i mbrojtjes


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ndërmori një fushatë të re këtë javë për të kapërcyer ngecjen buxhetore që solli shkurtimet automatike kohët e fundit. Zoti Hagel kishte një listë fushash ku buxheti amerikan i mbrojtjes do të preket, nëse Kongresi dhe administrata Obama nuk arrijnë së shpejti marrëveshje për buxhetin.

Mes mjeteve që do të dilnin jashtë përdorimit janë tri nga 11 skuadriljet e grupit të avionëve të sulmit. Për disa muaj, Departamenti i Mbrojtjes ka lëshuar paralajmërime për pasojat negative të shkurtimeve masive automatike në buxhetin e mbrojtjes për forcat e armatosura amerikane. Këtë javë, sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel, paraqiti disa opcione të specifikuara.

“Me opcionin e parë ne do të shkëmbenim madhësinë me avancimin teknologjik. Kjo do të pakësonte ushtrinë aktive me 380 mijë deri në 450 mijë trupa, do të pakësonte numrin e grupe të avionëve të sulmit nga 11 në 8 apo 9, më shumë shkurtime në Korpusin e Marinës prej 182 mijë forcash në 150 mijë deri në 175 mijë dhe nxjerrjen jashtë përdorimit të bombarduesve të vjetër të forcës ajrore”.

Opcioni i dytë do të ishte mbajtja e një force të madhe, e shoqëruar nga një kosto e lartë e kujdesit shëndetësor dhe përfitime të tjera dhe ndalimi i investimeve për armë të reja.

“Kompromisi bazë është mes kapacitet të brigadave të ushrisë, anijeve të marinës, skuadriljeve të forcave ajrore dhe batalioneve të marinës dhe aftësisë tonë për të modernizuar sistemin e armëve dhe për të ruajtur avancimin teknologjik të ushtrisë tonë”.

Disa zyrtarë të Pentagonit preferojnë shkurtimin e forcave dhe mbështetetjen në mjetet ajrore pa pilot dhe në forcat speciale operacionale. Analisti i buxhetit të mbrojtjes, Todd Harrison, thotë se pavarësisht nëse zgjidhet kriza buxhetore, në Pentagon do të ketë shkurtime të mëdha pas përfundimit të angazhimit amerikan në Irak dhe Afganistan.

“Më pak nuk do të thotë domosdoshmërisht më keq. Me më pak mjete por më moderne do të thotë të ruash aftësitë me më pak forca”.

Paralajmërimet e mëparëshme të Pentagonit lidhur me efektet e shkurtimeve nuk patën ndonjë ndikim. Kriza buxhetore vazhdon dhe shkurtimet automatike hynë në fuqi. Harrisson thotë se me shifrat që përmend zoti Hagel, ka për qëllim të tërheqë vemendin e Kongresit.

“Mendoj se sekretari Hagel po përpiqet të rivendosë një pjesë të besimt, duke paraqitur skenarë specifikë se çfarë do të vinte nga shkurtimet, në vend që të bënte një përshkrim të përgjithshëm”.

Zyrtarët e mbrojtjes shpresojnë që paralajmërimt ta detyrojnë Kongresin dhe administratën Obama të kapërcejë ngecjen buxhetore.
XS
SM
MD
LG