Lidhje

SHBA: Miratohet plani i shpenzimeve qeveritare


Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë dërrmuese, Senati e ka miratuar tashmë planin dhe tani ai do t’i shkojë për nënshkrim presidentit Obama

Kongresi amerikan ka dhënë miratimin përfundimtar për një plan të shpenzimeve për qeverinë deri në shtator dhe ka shmangur mbylljen e mundshme që mund të ndodhte javën e ardhshme.

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë dërrmuese për një plan për financimin e agjencive qeveritare, por ka përfshirë shkurtimet automatike me vlerë 85 miliardë dollarë që kanë hyrë në fuqi në fillim të këtij muaji.

Kjo masë mbi buxhetin i jep ushtrisë dhe disa agjencive të brendshme më shumë fleksibilitet në mënyrën se si ata do të zbatojnë shkurtimet automatike.

Autorizimi për shpenzimet e qeverisë amerikane ishte në plan të skadonte të mërkuren e ardhshme. Pa miratimin e një ligji mbi shpenzimet, shumë funksione të qeverisë mund të ndërpriteshin. Senati tashmë e ka miratuar planin dhe tani ai do t’i shkojë për nënshkrim presidentit Barack Obama.

XS
SM
MD
LG