Lidhje

Buxheti amerikan i mbrojtjes


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel tha se buxheti i propozuar nga Presidenti Obama do të ndihmojë për ndryshimin e forcave amerikane nga “një forcë e përqëndruar në përballimin e kryengritjeve” në “një forcë të aftë për të kryer një gamë të gjerë operacionesh në mbarë botën”.

Sekretari Hagel i bëri këto komente të enjten gjatë një dëshmie para Komisionit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan. Ai tha se buxheti i propozuar për mbrojtjen do të mbështesë përparësitë e administratës në Azi përmes një sërë masash siç është ridislokimi i njësive të marinsave në Australi.

Po ashtu ai tha se buxheti parashikon masa për mbrojtje nga sulmet kibernetike përmes internetit.
XS
SM
MD
LG