Lidhje

Byhler: Situata në veriun e Kosovës kërkon zgjidhje politike


Byhler: Situata në veriun e Kosovës kërkon zgjidhje politike
Byhler: Situata në veriun e Kosovës kërkon zgjidhje politike

Komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerali Gjerman Erhard Byhler, tha sot në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës është sfiduese, por zgjidhja e saj në radhë të parë është çështje politike. Ai tha se situata e atjeshme kërkon një vëzhgim dhe gatishmëri të vazhdueshme për reagime të shpejta dhe për këtë arsye KFOR-i ka hartuar plane dhe ka vendosur forca në afërsi, të gatshme për të penguar çdo shkallëzim të dhunës në atë zonë. Veriu i Kosovë iu banuar me shumicë serbe është skenë e kundërshtimeve të pavarësisë së Kosovës dhe ndarjeve të thella etnike. Gjenerali Byhler tha se zgjidhja duhet kërkuar në rrugë politike.

Situata sa i përket sigurisë është e ndërlikuar, por ajo nuk mund të zgjidhet vetëm me veprime ushtarake. Unë kam nevojë për bisedime të politikanëve për të zgjidhur problemet atje, ndërsa KFOR-i, është i përkushtuar dhe do të punojë që të ketë situatë më të mirë në veri”, tha gjenerali Byhler, duke i bërë thirrje edhe popullatës që të mbështesë përpjekjet për të ruajtur qetësinë në atë zonë dhe për të identifikuar dhe arrestuar ata që nxisin telashe.

Ai tha se është në duart e politikës që të hap rrugën për zgjidhjen edhe të çështjes së strukturave paralele të mbështetura nga Beogradi. “Çështja e strukturave paralele është e vështirë dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Rezolutën 1244, por kjo është çështje politike. Siç e dimë, dialogu Prishtinë-Beograd pritet të fillojë shpejt dhe ne fillimisht jemi duke pritur këto bisedime dhe më pas të diskutojmë për veprime të tjera”, tha komandanti Byhler, duke nënvizuar përkushtimin për luftë kundër çdo forme të veprimtarive kriminale, përfshirë edhe të vetë trupave të KFOR-it. Në këtë kuadër ai tha se po bëhen hetime të hollësishme rreth përfshirjes së pjesëtarëve të njësive ukrainase të KFOR-it në veprimtari të paligjshme për disa vjet me radhë. Javën e kaluar KFOR-i bëri të ditur se disa ushtarë të tij mund të kenë qenë të përfshirë në kontrabandë me karburante, shmangie nga tatimi dhe keqpërdorim te autorizimit ekonomik.

Gjenerali gjerman Erhard Byhler në fillim të këtij muaji morri përsipër komandën e dhjetë mijë trupave të KFOR-it, sa shërbejnë aktualisht në Kosovë, Ai tha sot se ky numër është i mjaftueshëm dhe tash për tash nuk ka plane për zvogëlimin e tij. Çdo ndryshim i këtij numri, tha ai, do të ndodhë në pajtim të plotë me gjendjen e sigurisë në Kosovë.

XS
SM
MD
LG