Lidhje

17 vjetori i vrasjes së vëllezërve Bytyqi


Disa dhjetëra ekspertë të njohur e quajtën të papranueshëm faktin që Serbia ende nuk ka zbardhur vrasjen e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë me orgjinë shqiptare të vrarë në vitin 1999 nga policia serbe.

Ky muaj shënon 17 vjetorin e vrasjes së tre vëllezërve.

Ekspertët, të cilët kanë punuar apo punojnë në nivelet më të larta të qeverisë, shoqërisë civile dhe fushave të tjera, nënshkruan një letër të hapur ku u kërkojnë udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara që të angazhojnë qeverinë e Serbisë për zbardhjen e krimeve të luftës, duke përfshirë rastin e vëllezërve Bytyqi. Nënshkruesit theksojnë “shqetësimin e thellë lidhur me ritmin e ngadaltë të Serbisë në ndjekjet penale për krimet e luftës.”

Udhëheqësit më të lartë të Serbisë kanë premtuar prej shumë vitesh zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, siç ishte deklarata e qershorit të vitit të kaluar, kur kryeministri Aleksandër Vuçiç deklaroi publikisht se rasti Bytyqi do të zbardhej shumë shpejt.

Por që nga vitit 2003, prokurori për krimet e luftës në Serbi nuk ka ngritur akuza ndaj asnjë zyrtari të lartë të ushtrisë apo policisë serbe si dhe ndaj asnjë zyrtari të qeverisë.

XS
SM
MD
LG