Lidhje

Radikalizimi i autorëve të vrasjeve në Kaliforni


Autoritetet amerikane po kërkojnë të dhëna për të gjetur se si të dyshuarit e vrasjeve në sulmin terrorist në Kaliforni, u radikalizuan. Deri tani, kërkimet në sendet personale të Tashfeen Malikës dhe Sayed Farookut, nuk kanë nxjerrë ndonjë lidhje direkte mes çiftit dhe grupeve të mëdha terroriste.

FBI-ja thotë se Sayed Farook i lindur në Amerikë dhe gruaja e tij e lindur në Pakistan kishin kohë që ishin radikalizuar, pavarësisht që nuk dihet nga erdhi kjo gjë.

David Bowdich është me zyrën e FBI-së në Los Angeles.

“E dimë për telefonatat e bëra brenda vendit por nuk kam dijeni për lidhjet me jashtë. Po punojmë me partnerët tanë të huaj në këtë gjë.”

Pjestarët e familjes së Farookut thanë se nuk kishin dyshime për të. Saira Khan është motra e të dyshuarit.

“Ndjehem sikur ai kishte jetë të dyfishtë dhe u fsheh mjaft mirë para nesh.”

Në Kror Lal Ensan, nga e ka prejardhejn Malika, në provincën Punjab të Pakistanit, ish fqinjët shprehën mosbesim lidhur me rolin e saj në sulmet terroriste në Kaliforni. Ata thanë se familja e saj kishte kohë që kishte shkuar në Arabinë Saudite.

Më pas, Malika ishte kthyer në Pakistan për të studiuar për farmaci në një medrese në qytetin Multan. Zyrtarët e shkollës thanë se ajo ishte studente e mirë dhe nuk kanë dijeni për veprimtari të tjera të saj. Ata u treguan të shpejtë të pohojnë se asnjë prej studentëve të tyre nuk ka qënë i përfshirë në ekstremizëm.

Babar Haqan është me Universitetin Bhauddin Zakrarya në Multan.

“Ky është një përjashtim dhe në emër të fakultetit ne e dënojmë atë. Për këdo që përfshihet në gjëra të tilla, kjo është e dënueshme dhe jo e lavdërueshme.”

Hetuesit po ashtu po shqyrtojnë mundësinë e radikalizimit të Malikës ndërsa jetonte në Arabinë Saudite, ku u takua dhe u fejua me Sayed Farook të lindur në Amerikë.

Nada Bakos ka punuar në cilësinë e analistes për Agjencinë Qendrore të Zbulimit.

“Nuk është e habitshme që një grua të jetë më radikale në këtë situatë. Terrorizmi nuk me baza gjinore ashku sikurse nuk është as dhuna.”

Çifti, i vrarë nga policia pak orë pas vrasjeve masive në San Bernardino, lan pas një bebe 6 muajshe. Familja e Farookut po kërkon kujdestarinë e vajzës që tani ndodhet në duart e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijëve.

XS
SM
MD
LG