Lidhje

Tërmeti trondit Kaliforninë veriore


Tërmeti më i madh që trondit zonën e Gjirit të San Franciscos në 25 vjet ka plagosur dhjetëra vetë, ka dëmtuar ndërtesa historike, dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra njerëz.

Shumica e dëmeve nga tërmeti me magnitudë 6.0 ballë që ra para se të gdhihej e djela janë përqëndruar në qytetin piktoresk të Napas, një rajon i njohur për prodhimin e verës në veri të Kalifornisë.

Faqja e internetit e Qytetit Napa njofton se janë dëmtuar 50 linja të furnizimit me gaz dhe 30 tubacione uji të pijshëm. Ka patur shumë dritare të thyera dhe dëme brenda ndërtesave.

XS
SM
MD
LG