Lidhje

Shpallet gjendja e emergjencës në Kaliforni


Guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown deklaroi gjendjen e emergjencës në pjesën veriore të shtetit, pas tronditjes nga tërmeti më i madh që trondit zonën e Gjirit të San Franciscos në 25 vjet, duke plagosur dhjetëra vetë, duke dëmtuar ndërtesa historike, dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra njerëz.

Shumica e dëmeve nga tërmeti me magnitudë 6.0 ballë që ra para se të gdhihej e djela janë përqëndruar në qytetin piktoresk të Napas, një rajon i njohur për prodhimin e verës në veri të Kalifornisë.

Më tepër se 100 vetë u plagosën. Një numër ndërtesash janë dëmtuar, janë prishur linja të furnizimit me gaz dhe tubacione uji të pijshëm. Ka patur shumë dritare të thyera dhe dëme brenda ndërtesave.

Ekspertët kanë paralajmëruar banorët se gjatë javës mund të ketë deri në 70 pasgoditje.

XS
SM
MD
LG