Lidhje

Dënohen dy persona nga Kalifornia që synonin t'i bashkoheshin IS-it


Dy burra nga Kalifornia, janë dënuar pas një procesi dy javësh për planifikim të udhëtimit për në Lindjen e Mesme me qëllim që t'i bashkohen grupi militant Shteti Islamik.

Nader Elhuzayel nga Anaheimi i Kalifornisë, u shpall fajtor për përpjekje për të siguruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik, dhe Muhanad Badawi, po ashtu nga Anaheimi, u gjet fajtor për ndihmë dhe inkurajim të përpjekjeve për të siguruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik.

Elhuzayel u shpall fajtor edhe për 26 akuza për mashtrim bankar, përfshirë depozitimin e çeqeve të vjedhura në llogarinë e tij personale për të financuar udhëtimin e tij. Badawi u dënua për përdorimin e ndihmës financiare federale për të blerë një biletë për Elhuzayelin që të udhëtojë për në Izrael nëpërmjet Stambollit.

Elhuzayel u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar në Los Angelesit më 25 maj, derisa po përpiqej të merrte avionin për në Tel Aviv. Sipas akuzës, Elhuzayel ka pranuar se "planifikonte të zbriste në Stamboll për t'iu bashkuar ISIS-it dhe nuk kishte për qëllim të udhëtonte për në Izrael".

Elhuzayel 25 vjeçar përballet me mundësinë që të dënohet deri në 30 vjet heqje lirie për mashtrim bankar. Badawi mund të dënohet deri ne 5 vjet për mashtrim bankar, ndërsa të dy mund të marrin nga 15 vjet heqje lirie për "përbetim për të mbështetur materialisht ISIS-in".

Kohëzgjatja e dënimeve pritet të shpallet në muajin shtator.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG