Lidhje

Zjarret në Kaliforni djegin mijëra hektarë tokë


Një zjarr masiv në Kaliforninë veriore ka përfshirë pjesën perëndimore të Parkut Kombëtar Josemite dhe po kërcënon furnizimin me ujë dhe me energji elektrike të qytetit të San Franciskos.

Mbi 2 mijë 600 zjarrfikës po luftojnë me flakët, që po djegin rreth 52 mijë hektarë tokë dhe po kërcënojnë 5 mijë e 500 shtëpi. Disa qytete i kanë udhëzuar banorët të evakuohen. Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, lëshoi urdhërin për gjendjen e emergjencës në San Francisikn, që është rreth 240 kilometra larg zjarreve.

Dy uzina hidroleketrike në rajon u mbyllën për shkak të zjarrit. Në disa shtete amerikane janë duke u djegur dhjetra zjarre që nga shteti jugor i Arizonës, e deri tek ai verior i Washingtonit, madje edhe në Alaskë. Shërbimi i Pyjeve i Shteteve të Bashkuara thotë se këtë vit 31 mijë e 986 zjarre kanë djegur 1,4 milionë hektarë tokë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG