Lidhje

Cameron, vizitë në Afganistan


Kryeministri britanik, David Cameron bëri një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan për bisedime me udhëheqësit e qeverisë së re të bashkimit në vend.

Zoti Cameron u takua me Presidentin Ashraf Ghani në pallatin presidencial në kryeqytetin Kabul sot në mëngjes për bisedime.

Gjatë një konference per shtyp pas takimit, zoti Cameron tha se Britania do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e forcave afgane, pavarësisht se deri në fund të vitit do të tërheqë trupat luftuese.

Britania ka aktualisht afro 3 mijë trupa në Afganistan si pjesë e forcës së NATO-s.

XS
SM
MD
LG