Lidhje

Cameron dënon ekzekutimin e punonjësit të ndihmave


Kryeministri britanik David Cameron premtoi se do të bëjë gjithshka të mundur për të mposhtur grupin militant shteti islamik, një ditë pas publikimit të një videoje që tregon ekzekutimin me prerje koke të punonjësit britanik të ndihmave Alan Henning.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së iu bashkua Presidentit amerikan Barack Obama dhe kryeministrit britanik duke e dënuar ekzekutimin.

Në një deklaratë të bërë mbrëmë vonë nga Këshilli thuhej se organizata botërore "dënon me forcë aktin e shëmtuar dhe burracak të vrasjes së britanikut, punonjës vullnetar i ndihmës humanitare." Këshilli i Sigurimit tha se "ky krim është një kujtesë tragjike për rreziqet me të cilat përballen vullnetarët e personelit humanitar" në Siri dhe "flet për brutalitetin" e militantëve të Shtetit Islamik.

Grupi publikoi një video mbrëmë vonë ku tregohej, sipas tij, ekzekutimi. Ajo përfundon me fjalët e një militanti të Shtetit Islamik i cili kërcënon një tjetër peng amerikan të quajtur Peter Kassig. Zyrtarët amerikanë konfirmojnë se Kassig mbahet nga grupi terrorist.

XS
SM
MD
LG