Lidhje

Cameron, kundër idesë së ndarjes së Skocisë nga Britania e Madhe

  • Zëri Amerikës

Cameron, kundër idesë së ndarjes së Skocisë nga Britania e Madhe

Cameron, kundër idesë së ndarjes së Skocisë nga Britania e Madhe

Kryeministri britanik David Cameron tha gjatë një vizite në Edinburg se ai kundërshton me forcë idenë e ndarjes së Skocisë nga Britania e Madhe.

Zoti Cameron tha sot përpara parlamentit skocez se ai do të luftojë për të mbajtur të pandryshuar Mbretërinë e Bashkuar.

Zoti Cameron u takua sot me udhëheqësin e partisë Kombëtare Skoceze Alex Salmod, i cili po bën thirrje për mbajtjen e një referndumi në shtator të vitit 2014, përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare që janë planifikuar për në vitin 2016. Kryeministri britanik po përpiqet që të bindë deputetët skocezë se kjo lëvizje është e rrezikshme.

Zoti Salmond tha dje se mbas 300 vitesh nën pushtetin anglez, liria e plotë e Skocisë mund t’i sjellë vendit më shumë prosperitet.

XS
SM
MD
LG