Lidhje

Kryeministri britanik bën thirrje për zgjidhjen e krizës në vendet e BE


Kryeministri britanik David Cameron, u bëri thirrje udhëheqësve evropianë, të zgjidhin krizën e deficiteve buxhetore, duke paralajmëruar se monedha e përbashkët Euro është vënë në rrezik.

Zoti Cameron tha sot se paqëndrueshmëria politike në Greqi si dhe parashikmet se Greqia do të dalë nga Eurozona, kanë vënë në pikëpyetje mbijetesën e Euros.

Britania nuk përdor Euron, por ekonomia e saj është e lidhur ngushtë me Evropën dhe për pasojë me stabilitetin e Euros.

Udhëheqësi britanik tha se vendet e Eurozonës kanë nevojë për një strukturë ekonomike që të kishte një fond shpëtimi të efektshëm, banka me rezerva të shëndosha kapitali dhe bashkërendim politikash ekonomike.

Pasojat e paqëndrueshmërisë politike të Greqisë po hedhin hije dyshimi edhe mbi vendet e tjera të Eurozonës.

Spanja, ekonomia e katërt e Eurozonës, u detyrua të paguajë interesa më të larta për huanë e re prej 3 miliardë dollarësh që mori nga shitja e bonove të thesarit.

XS
SM
MD
LG