Lidhje

A mund të shmanget lufta?

  • Joe Capua

Gjatë gjithë historisë njerëzore luftrat kanë marrë jetë të panumërta, kanë kushtuar shumë dhe kanë shkatërruar qytete të mrekullueshme. Por me gjithë listën e gjatë të konflikteve nga kohët antike deri në ditët moderne, psikologët thonë se lufta nuk është e pashmagshme.

Shumë kërkime janë përqëndruar në shkaqet e luftës dhe pasojat e saj. Por tre psikologë politikë të Universitetit Amherst në Masaçusets thonë se kuptimi i shkaqeve të luftës është mënyra më e mirë për shmangien dhe zgjidhjen e konflikteve.

Bernhard Leidner, Linda Tropp dhe Brian Lickel paraqitën pikpamjet e tyre në një artikull të revistës American Psychologist. Leidner është autori i tij kryesor.

“Kur është fjala për luftën, shumica e psikologëve përqendrohen tek prirjet humane si akte agresive dhe dhune. Vemendja përqendrohet më shumë në anën negative të saj, por jo aq shumë se si të parandalohet ajo”.

Ai thotë studimet tregojnë se ata që “lavdërojnë në kulm vendet e tyre” , një lloj nacionalizmi ky, ka më shumë të ngjarë të zgjedhin dhunën, por ata që i shërbejnë vendit në një mënyrë më të mirë nuk tregojnë prirje të tilla.

Por si mund të mësohet se dikush e “lavdëron në ekstrem” vendin e tij? Leidner thotë se për këtë duhen bërë disa pyetje, si këto.

“Sa superior është vendi juaj ndaj të tjerëve? Ky është një aspekt. Praktikisht ata mendojnë se vendi i tyre është më i moralshëm, më i mirë dhe më i sukseshëm në çdo aspekt. Sa lejohet kritika në vendin tuaj? Njerëzit mendojnë se kritikat ndaj vendit tregojnë mungesë besnikërie, pra presin një lloj besnikërie të pakushtëzuar”.

Autorët e studimit thonë se konflikti dhe dhuna u krijojnë mundësi njerëzve të plotësojnë “nevojat e tyre psikologjike për identitet, siguri dhe pushtet”. Veprimet jo të dhunshme kanë tërhequr shumë më pak vemendjen e medias.

Studiuesi Leidner thotë se është me rëndësi për udhëheqësit politikë të shpjegojnë se mund të ketë mënyra të tjera për zgjidhjen e krizës, konflikti nga njera anë dhe diplomacia nga ana tjetër. Ai thotë se anketat tregojnë se diplomacia është më e preferuar se sa dhuna, kur pyetja i përfshin të dyja, në vend që pyetjes nëse favorizohet apo jo sulmi.

“Ka shembuj si Nelson Mandela në Afrikën e Jugut, retorika e të cilit tregonte prirje bashkëpunimi. Ai ndryshoi hap pas hapi pikpamjet e qytetarëve të vendit të tij se është më mirë të bashkëpunosh dhe të jetosh në paqe me të tjerët”.

Zoti Mandela ka thënë se “nëse do të bësh paqe me armikun, duhet të punosh me armikun. Atëhere ai bëhet partneri tënd”.

Zoti Leidner e krahason këtë me retorikën në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai thotë se ajo u bë më e ashpër ndaj myslimanëve amerikanë me kalimin e kohës.

Leidner dhe bashkëautorët e studimit thonë se udhëheqësit duhet t’i vënë theksin mirëkuptimit me të tjerët. Ata shkruajnë se “janë të bindur se psikologjia mund dhe duhet ushtruar për nxitjen e paqes dhe jo luftës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG