Lidhje

Kanada, arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm


Policia kanadeze ka arrestuar dy vëllezër, nën një numër akuzash për terrorizëm, por nuk dha detaje për aktivitetet e tyre.

Policia kanadeze tha se binjakët 24 vjeçarë, Ashton Carleton Larmond dhe Carlos Larmond u arrestuan dje pas një hetimi të sigurisë kombëtare.

Ashton Carleton është akuzuar me “ndihmë ndaj aktivitetit terrorist”, ndërsa akuzat ndaj Carlos përfshinin “përpjekje për të ikur nga Kanadaja për të marrë pjesë në aktivitete terroriste jashtë vendit”.

Policia tha se Carlos u arrestua në aeroportin e Montrealit, ndërsa përpiqej të ikte nga Kanadaja, ndërsa Ashton u arrestua në Otava.

XS
SM
MD
LG