Lidhje

Cani: Ekonomia po forcohet nga legalizimi


Ekonomia shqiptare jo vetëm po fuqizohet, por edhe po legalizohet gjerësisht, falë kontrolleve të shumta që po kryhen gjatë shtatorit.

Ministri i financave, Shkëlqim Cani, thotë se brenda pak javësh janë regjistruar rreth 19 mijë biznese të reja dhe janë shtuar në sistem mbi 16 mijë kasa fiskale.

Cani, forcohet ekonomia
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

Por më e rëndësishmja, tha ai, janë shtuar mbi 60 mijë punonjës të rinj.

Operacioni kundër informalitetit është projektuar të vazhdojë rreth 10 muaj, por vetëm në muajin e parë janë kontrolluar afro gjysma e bizneseve aktive dhe janë gjetur me shkelje rreth 10 për qind e tyre.

Ministri Cani tha se xhiro e deklaruar është 14 milionë dollarë më shumë, por qëllimi ështe që ata të bëhen të rregullt.

Qeveria shqiptare nisi një operacion të gjerë kundër informalitetit në ekonomi pas një studimi nga doli që më shumë se gjysma e bizneseve nuk përdornin kasa fiskale dhe rreth 30 për qind e tyre bënin evazion fiskal.

Opozita dhe qarqe e biznesit kanë protestuar për metoda të dhunshme dhe pabarazi në trajtimin e firmave gjatë kontrollit.

Ata pohuan se kontrollet po bëjnë një presion të jashtëzakonshëm ndaj bizneseve të vogla, ndërsa bizneset e mëdha dhe klienteliste të lidhur me administratën nuk po preken ende.

Parta Demokratike deklaroi se me këtë presion ndaj bizneseve të vogla familjare qeveria synon të mbushë deficitin prej 200 milionë euro, që u krijua gjysmën e parë të vitit në mosmbledhjen e të ardhurave, por biznese të mbrojtura nga politikanët e majtë po vazhdojnë të kryejnë evazion dhe fshehje të fitimeve si më parë.

XS
SM
MD
LG